Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Shteteve të Bashkuara, duke lejuar Ukrainën të përdorë armët e ofruara nga SHBA për të goditur thellë në territorin rus.
Kështu raporton Reuters, duke iu referuar tri burimeve të njohura me çështjen.
Ky vendim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e Washingtonit ndaj konfliktit Ukrainë-Rusi.
Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me distancë të gjatë në ditët në vijim, thanë burimet, pa dhënë detaje për arsye të sigurisë operative.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje, shkruan Reuters