Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bideni dhe Trumpi drejt ripërballjes që mund të trondit politikën amerikane

    02/01/2024 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vitet e fundit nga katastrofat ekonomike, nga gafat tronditëse, video sekrete dhe pandemia. Por, megjithë pështjellimin që karakterizoi këto fushata, paqëndrueshmëria e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti ka pak paralelizma në kohërat moderne dhe paraqet sfida të mëdha për të ardhmen e demokracisë amerikane.

    Gjyqësori nuk ka qenë kurrë kaq i ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale që nga periudha kur Gjykata e Lartë praktikisht vendosi përfundimin e zgjedhjeve në favor të republikanit George W. Bush ndaj rivalit demokrat Al Gore, raporton “Zëri i Amerikës”.

    Në javët në vazhdim, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë nëse shtetet mund të heqin nga fletëvotimet emrin e ish-Presidentit Donald Trump, për shkak të rolit që ai luajti për trazirat në Kapitol më 6 janar 2021. Ndërkaq, një gjykatë federale apeli po shqyrton argumentin e ish-Presidentit Trump se ai gëzon imunitet nga ndjekja penale.

    Këto lëvizje po bëhen ndërsa prokurorët nga Nju Jorku, në Uashington dhe në Atlanta po punojnë për 91 akuza që burojnë nga katër çështje penale për pothuajse gjithçka, që nga roli i tij në trazira dhe deri tek përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe pagesat për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë.

    Në varësi se si do të shkojnë apelimet e ish-Presidentit Trump, ai mund të dalë para gjykatës që në 4 mars, dita përpara të ashtuquajturës Super e Marta, kur një numër i madh shtetesh amerikane mbajnë zgjedhjet paraprake. Mund të krijohet kështu situata e paprecedentë kur ai mund të arrijë të bëhet kandidati zyrtar për president i Partisë Republikane ndërsa gjendet në sallën e gjyqit.

    Nga ana e demokratëve, Presidenti Joe Biden po kërkon të rizgjidhet, ndërkohë që duket se po lehtësohet inflacioni i lartë që karakterizoi pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë. Por, kjo nuk është mjaftueshëm për të qetësuar votuesit, apo për të ulur shqetësimet e gjera në të dyja kahet e politikës, se në moshën 81 vjeçare ai është thjesht në moshë shumë të madhe për këtë detyrë.

    Dhe të paktën tre kandidatë seriozë, që kanë nisur fushatën si kandidatë të pavarur për president, mund ta tjetërsojnë fushatën elektorale dhe të marrin nga mbështetja e votuesve të pavarur që luajtën rol kyç për fitoren e zotit Biden në vitin 2020.

    Me të tilla pasiguri, pak njerëz mendojnë se rregullat tradicionale të politikës do të vlejnë për zgjedhjet e këtij viti. Jim Messina, që drejtoi fushatën për rizgjedhjen e ish-Presidentit Barack Obama, tha se ish-Presidenti Trump mundet edhe të fitojë ndaj Presidentit Biden gjatë zgjedhjeve në vjeshtë, madje edhe duke qenë në burg.

    “Thjesht nuk e dimë”, tha zoti Messina. “Gjithë bota e di, në veçanti unë, se këto zgjedhje do të kenë rezultat vërtet, vërtet të ngushtë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Biden: Amerika është më e fortë, aleancat janë më të forta, kundërshtarët tanë janë më të dobët

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Biden: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, kjo është çështje jetë a vdekje

    Të Fundit

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

    Çështja e të pagjeturve pa epilog, s’ka takim në Bruksel as pas 7 muajsh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.