Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, pritet të takohet me presidentin e Vietnamit dhe shefin e Partisë Komuniste në pushtet, To Lam të mërkurën.
Një burim ka bërë të ditur për Reuters se takimi pritet të zhvillohet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme vietnameze nuk kishte thënë më parë nëse Lam do të takohej me Biden gjatë udhëtimit.
Biden ka dashtë të thellojë marrëdhëniet me vendin strategjik të Azisë Juglindore dhe qendrën e prodhimit në një përpjekje për të kundërshtuar Rusinë dhe Kinën, me të cilat Vietnami gjithashtu ruan lidhje.
Shtatorin e kaluar, Biden vizitoi Vietnamin dhe siguroi marrëveshje për gjysmëpërçuesit dhe mineralet dhe një përmirësim në statusin më të lartë diplomatik të Hanoi, së bashku me Kinën dhe Rusinë, shkruan Reuters.