Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Biden ndërmerr hapat e parë konkretë drejt rregullimit të kriptovalutave

    09/03/2022 19:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhërore, të mërkurën, që e udhëzon qeverinë federale të krijojë një plan strategjik drejt rregullimit të kriptovalutave, marrë parasysh popullaritetin e tyre dhe potencialin për ta destabilizuar tregun.

    Kjo urdhërore kryesisht do bazohet në koordinimin e ideve për të kuptuar rreziqet dhe mundësitë që ofrojnë asetet digjitale, sidomos në fushat e mbrojtjes së konsumatorit, dhe  vjen si pasojë e supozimeve se Moska do përdorë kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve ndëshkuese të lëshuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

    Kjo lëvizje, bazuar në administratën e Biden, është një përgjigje ndaj rritjes alarmante të aseteve digjitale, raporton The New York Times.

    Rezultatet eventuale të kësaj urdhëroreje mund të ndihmojnë në formësimin e skajeve të një industrie inovative të parave, pra kriptovalutave, që kohëve të fundit ka kaluar në një diçka të zakonshme, shkruan NYT.

    “Rritja e aseteve digjitale jep një mundësi për të ripërforcësuar udhëheqjen Amerikane në sistemin global financiar; megjithatë krijon implikime për mbrojtjen e konsumatorit, stabilitetin financiar dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

    Por që kritikët shtojnë se kjo industri u hap rrugën aktiviteteve të paligjshme dhe krijon rreziqe financiare të jashtme si për konsumatorët ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi.

    Kurse ekspertët e kriptovalutave kanë kërkuar prej kohësh që qeveria të përmirësojë qasjen e tyre, raporton tutje New York Times, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Neve na duhen përgjigje të qarta se si të veprojmë,” tha Louis Lehot, një ekspert i kriptovalutave. Ai shtoi se kanë parë një mungesë të veprimeve strategjike nga qeveria tash e sa vite.

    Ndryshe, një numër i madh i aseteve digjitale po menagjohen nga lojtarë me nam – përfshirë këtu sipërmarrës kapitalistë – që operojnë me kriptovaluta pa i publikuar emrat e tyre. Kjo po del të jetë shqetësuese, anipse emri dhe informatat e tjera personale nuk është se kërkohen në këtë industri.

    Ditëve në vijim, teksa rregullatorët dhe ekspertët kryejnë studime dhe raporte që do drejtohen nga kjo urdhërore, mbetet të shihet se deri në cilën shkallë do arrihen të bëhen ndryshime. 

    Artikuj të ngjashëm

    “Java e Kriptos” në SHBA sjell rregulla konkrete – një kapitull i ri për industrinë

    Biden: Amerika është më e fortë, aleancat janë më të forta, kundërshtarët tanë janë më të dobët

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Të Fundit

    “S`duhet bërë kompromis me socialistët”, Reshiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

    Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Përplasen rëndë me motoçikletë, vdes 20 vjeçari shqiptar në Naxos

    Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.