Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Biden i izoluar në shtëpi për shkak të Covid, ka mesazhe për Trump: Ne mundemi dhe do ta mposhtim atë tek kutia e votimit

    19/07/2024 21:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Joe Biden bëri thirrje të premten për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizion i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump. Komentet e zotit Bidne vijnë përballë trysnisë së demokratëve në nivelet më të larta, që po kërkojnë nga ai të largohet nga gara presidenciale dhe të hapë rrugë për një emërimmin e një kandidati të ri.

    Përfshirë gjashtë ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që iu bashkuan zërave kundërshtare të premten – ka arritur në 28 numri i atyre që duan që zoti Biden, të tërhiqet pas paraqitjes së dobët në debatin me zotin Trump. Presidenti Biden ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij të pushimit në Dellauer, pas infektimit me COVID-19, por ai tha se java tjetër do ta gjejë atë në fushatë.Presidenti, i cili këmbëngul se mund ta mund kandidatin republikan Donald Trump, po konsultohet me familjen dhe po mbështetet tek disa këshilltarë të tij të besueshëm ndërkohë që po përpiqet t’u rezistojë përpjekjeve për ta larguar nga gara.Në një deklaratë të premten, zoti Biden tha se fjalimi i zotit Trump në Kuvendin Kombëtar Republikan, shpalosi “një vision të errët për të ardhmen.”

    Presidenti, që po përpiqet ta spostojë bisedën politike nga e ardhmja e tij tek agjenda e kundërshtarit të tij, tha se kishte në plan t’i rikthehej fushatës javën e ardhshme. Ai këmbënguli se pavarësisht shqetësimeve të disa zyrtarë të partisë, ai mund t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit.“Bashkarisht, ne mundemi dhe do ta mposhtim atë tek kutia e votimit”, deklaroi zoti Biden. “Rreziku është i lartë dhe zgjidhja është e qartë. Së bashku, do të fitojmë”.Gjatë ditës, kryesuesja e fushatës së tij, Jen O’Malley Dillion, pranoi se ka “rënie” të përkrahjes për presidentin, por këmbënguli se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij konsideron se ka “disa mënyra” për ta mundur zotin Trump.

    “Kemi shumë punë për të siguruar amerikanët se po, është i moshuar, por ai mund të fitojë zgjedhjet”, deklaroi ajo në televizionin MSNBC. Por ajo tha se votuesit e shqetësuar rreth aftësisë së zotit Biden për të udhëhequr vendin, nuk kanë vendosur aspak të votojnë zotin Trump. “Ata kanë pyetje, por po qëndrojnë me Joe Biden-in,” tha ajo.Në të njejtën kohë, dega e Komitetit Kombëtar Demokrat mbajti një takim të premten, duke vazhduar me planet për një votim virtual më 7 gusht për të emëruar të përzgjedhurin e partisë për president para kuvendit të partisë që do të mbahet në fund të gushtit në Çikago.

    Këto janë ditë tejet të rëndësishme për presidentin dhe partinë e tij: zoti Trump sapo përmbylli Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki me entuziazëm. Ndërkohë, demokratët, që po luftojnë me kohën, po shqyrtojnë mundësinë e jashtëzakonshme që zoti Biden të tërhiqet nga gara zgjedhore për të lëshuar rrugën një të emëruari të ri para kuvendit.Të premten, përfaqesuesit Jared Huffman, Mark Veasey, Chuy Garci dhe Mark Pocan – që bashkarish përfaqësojnë një grup të gjërë të Partisë Demokratike në Kongres – bën një thirrje të përbashkët për largimin e zotit Biden nga gara.“Duhet ta mposhtim Donald Trumpin për ta shpëtuar demokracinë tonë,” shkruan ata.

    Në një shkrim të veçantë, përfaqësuesi Sean Casten i Illinoit shkroi se “me zemër të thyer dhe pas një reflektimi personal” ai, gjithashtu, i bëri thirrje zotit Biden “të bartë stafetën tek gjenerata e re”.Zyrtarët e fushatës thanë se zoti Biden është edhe më i përkushtuar të qëndrojë në garë përkundër thirrjeve për t’u tërhequr. Sipas tyre, këshilltarët e lartë të presidentit në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë patur biseda të brendshme me presidentin për largimin e tij nga gara.Por ende mbetet kohë për të rishqyrtuar këtë qëndrim. Zotit Biden i është thënë që fushata po has në vështirësi të mbledhë fonde dhe se demokratët e rëndësishëm po shohin mundësi ndërkohë që ai është i izoluar për shkak të COVID-19 dhe nuk po bën fushatë, për të nxitur largimin e tij. Disa pjesëtarë të kabinetit të tij kanë dyshime mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar.Sipas Associated Press, njoftimi për këtë lajm është bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga rreth dhjetë persona të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Biden: Amerika është më e fortë, aleancat janë më të forta, kundërshtarët tanë janë më të dobët

    Netanyahu dhe Biden diskutojnë përparimin në bisedimet e armëpushimit për pengjet në Gaza

    Biden: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, kjo është çështje jetë a vdekje

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.