Pasi presidenti amerikan Joe Biden u shpreh optimist për një armëpushim të afërt mes Izraelit dhe Hamasit, një zëdhënës i grupit militant nuk u shpreh njësoj.
Ai tha se deklarimi i Bidenit është vetëm një përpjekje për të mbajtur të qetë fuqitë armiqësore dhe se nuk ka pasur “asnjë përmirësim”.
81-vjeçari që udhëheq Shtetet e Bashkuara, u tha gazetarëve të premten se ishte “optimist” dhe se ka “vetëm disa çështje të tjera” që negociatorët e ShBA-së, Katarit dhe Egjiptit duhet të zgjidhin midis dy palëve.
Por për Sky News, zëdhënësi i Hamasit në Liban Dr Ahmad Abdulhadi tha se kjo “nuk ishte e vërtetë”.
“Administrata Biden po përpiqet të tregojë se mjedisi është pozitiv. Por raundi i parë tregoi se nuk ka përmirësime”, tha ai.
“Ndërmjetësuesit na thanë se pikat e mosmarrëveshjeve nuk janë zgjidhur dhe [Kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu shtoi më shumë kushte për të dhe e bëri atë edhe më të komplikuar”, shtoi zëdhënësi.
Ai tha se pretendimet e Bidenit ishin vetëm për të “mbajtur gjithçka pozitive në media” dhe “të mbajë të qetë Boshtin e Rezistencës dhe ta ndalojë atë të përgjigjet ndaj vrasjes dhe të mos rrëshqasë në një luftë rajonale”.