Besnik Tahiri vaksinohet me dozën e dytë AstraZeneca

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Besnik Tahiri është vaksinuar.

Lajmin për vaksinimin e ka dhënë vet ai përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook.

Tahiri ka ka shkruar se është për t’u vlerësuar e falënderuar përkushtimi i stafit shëndetsor në këto qendra edhe përkundër ngarkesës, me kujdesin më të lartë e kryejë një detyrë me rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe shtetin

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu” mora dozën e dytë AstraZeneca. Është për t’u vlerësuar e falënderuar përkushtimi i stafit shëndetsor në këto qendra edhe përkundër ngarkesës, me kujdesin më të lartë e kryejë një detyrë me rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe shtetin.Për t’iu dalë në përkrahje dhe në ballë të këtij procesi vital, mbështes shtimin e qendrave dhe stafit, në menyrë që të rritet dinamika dhe ulet presioni mbi personelin.Ftoj qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim, të imunizohemi, të parandalojmë vdekjet, e t’i dalim bë ballë pandemisë COVID-19.

Reklama