Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Besnik Bislimi nesër shkon në Beograd

    26/10/2022 10:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, i ngarkuar për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër më 27 tetor, do të vizitojë Beogradin.

    Ai do të marrë pjesë në konferencën për integrimet evropiane.

    Bislimi do të jetë të premten në Beograd për të dhënë një kontribut si folës kryesor në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, ku do të diskutohet për integrimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

    Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë në diskutimin në kuadër të “Dialogut Diplomatik” me temën “Kosova dhe perspektiva evropiane e rajonit”.

    “Qëllimi kryesor i diskutimit është vështrimi i gjithanshëm i situatës, sfidave (mundësive të favorshme, por edhe pengesave) për përmirësimin e procesit integrues në BE të Kosovës dhe rajonit”.

    Në diskutim janë të ftuar përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me seli në Serbi, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Serbisë, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile, ekspertë dhe personalitete të njohura publike.

    Forumi për Marrëdhënie Etnike njoftoi se “Dialogu Diplomatik” filloi në vitin 2008 si kornizë për shkëmbimin e ndërsjellë të mendimeve ndërmjet përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare me ekspertë, politikanë dhe diplomatë nga Serbia dhe rajoni.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi vjen në Beograd vetëm pak ditë para afatit për regjistrimin e automjeteve në targa RKS.

    Kjo është vizita e parë e një zyrtari të Kosovës, e këtij niveli të lartë, që qëndron në Beograd.

    Artikuj të ngjashëm

    Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së 

    Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

    Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

    Të Fundit

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.