Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ka arritur para pak çastesh në objektin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
I njëjti pritet të intervistohet reth kontratës për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë.
Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci.