Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

    10/04/2024 07:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët myslimanë me përfundimin e Ramazanit, sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.

    Në fjalen e tij në Xhaminë e Madhe, myftiu Tërnava tha se sot duhet të lutemi për shëndet e solidaritet.

    Në shenjë të kësaj zoti thotë ‘vetëm mirësisë së zotit dhe mëshirës së tij le t’i gëzohen’. Le t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar e vizituar njëri-tjetrin për këtë festë. Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri, duke u lutur që zoti mos të na ndajë asnjëherë nga mëshira e tij.

    Ai më pas foli për rolin e familjes, duket kjo si fjalë pas debateve të fundit lidhur me shëndetin riprodhues.

    “Botërisht është i njohur qëndrimi i islamit për shumimin e njerëzve. Zoti krijoji Ademin dhe Havan, babanë dhe nënën e njerëzimit, prej tyre pastaj mundësoi shumimin e krijimin e familjeve, fiseve e popujve të ndryshëm”.

    “Familja është element kyç dhe i parë ndërtues, bërthama bazë e formimit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes. Familja kërkon lumturinë dhe stabilitetin. Ndërton jetën e saj mbi themelet e forta. Shtyllë themelore e strukturës shoqërore”, tha ai.

    “Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet e debateve të fundit për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh këto përpjekje bien në ndeshje me identitetin fenë, e ligjet morale. Përpjekjet janë për shkatërrimin e familjes. Zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull. Synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja për familjen”, tha ai.

    “Si Bashkësi Islame e Kosovës jemi të shqetësuar me numrin e vrasjeve e vetëvrasjeve. Zoti thotë ‘ai që ka vrarë një njeri është sikur ta ketë vrarë krejt njerëzimin’. Kërkohet nga ne të mobilizohemi duke përfshirë të gjitha mekanizmat në parandalimin e këtyre dukurive. Nëse qëndrojmë pasiv, vetëvrasjet e vrasjes mes nesh do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”

    Në Bashkësinë Islame të Kosovës gjatë ditës do të bëhet edhe pritja e zakonshme për liderët institucionalë e fetarë.

    Artikuj të ngjashëm

    Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja

    Bajrami: LDK-ja është kundër çfarëdo vendimi për ngritje të çmimit të enegjisë elektrike

    Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron festën e Bajramit

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.