Sport

Besfort Zeneli: Zemra më rrahu më shumë për Suedinë sesa për Kosovën

Mediumi suedez “Sportbladet” ka realizuar intervistë me dy vëllezërit Zeneli, Arbërin dhe Besfortin.

Ky i fundit ka treguar arsyen pse zgjodhi kombëtaren e Suedisë, ndryshe nga vëllau i tij.
“Ishte zgjedhje e vështirë. Mund të isha pjesë e dy kombëtareve, Suedisë ose Kosovës. Në fund, zemra më rrahu më shumë për Suedinë dhe zgjodha atë që e ndjeja të duhur brenda vetës. Familja, shoqëria, të gjitha më mbështetën në vendimin tim. Tifozët e Kosovës nuk ishin të lumtur. Kishte një stuhi urrejtje drejt meje, por e dija dhe isha përgatitur për atë. Nuk më ka ndikuar edhe aq.”, tha Besfort Zeneli në intervistën me gazetarin Michael Wagner.

Besfort Zeneli ka treguar se ku do ta shikojnë ndeshjen së bashku me Arbërin dhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Do ta shohim në shtëpi në Boras. Mendoj se gjithë familja do të mbledhemi, ose në shtëpinë time ose tek Arbëri. Vëllau jonë, Bekimi, ka të drejtë ta ketë një bluzë me dy kombëtaret. Shpresoj në fitore 2-1 për Suedinë.”, tha Zeneli.

Kosova dhe Suedia do të ndeshen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në xhiron e dytë të grupit “B” për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026

Back to top button