Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Besa” në vrasjen e të riut në Podujevë: Hoxha thotë se e ka detyrë të ndërhyjë, avokati fton policinë të merret me të

    27/01/2024 19:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova është tronditur me rrethanat e vdekjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, një javë më parë.

    Pavarësisht se policia i ka arrestuar dy personat që dyshohet se kanë marrë pjesë në rrahjen brutale të Lulzimit dhe se institucionet e drejtësisë po e bëjnë punën e tyre, sot imami i një xhamie në Podujevë, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se familja e viktimës i ka dhënë një muaj ditë “besë” familjes së dorasit.

    Kjo ka bërë që në publik të ngjallen shumë reagime për sa i përket futjes së “besës” në çështje të tilla, pasi nga shumë është cilësuar si zakon kanunor dhe si diçka jo e përshtatshme për botën në shekullin e 21-të.

    Në lidhje me këtë ka folur imami i cili edhe e dha lajmin se familja e Lulzimit i dha një muaj ditë besë familjes së dorasit, duke thënë se kjo “është detyrë e një hoxhe”.

    “Sa i përket kësaj çështjeje, jo që është në rregull, por është detyrë e një hoxhe për të ndërhyrë në situata të tilla, për të ulë tensione dhe për të parandaluar të keqen. E kemi detyrë kombëtare dhe detyrë kuranore, si hoxhë, si imam për të ulë tensione”, tha Jashari.

    Hoxha Jashari tha se familja e dorasit, në traditën shqiptare i ka një gjak borxh familjes së Lulzimit, por se insistoi se në këtë çështje s’kanë ndërhyrë me Kanun.

    “Ne këtu nuk kemi hyrë me Kanun, por te ne shqiptarët një shuplakë me ia dhënë dikujt, duhet me ndërhy. Përderisa në traditën shqiptare kërkohet besa, dhe nëse nuk ke besë e del, kush garanton që nuk të ndodhë diçka kur të del”.

    “Mendoj që në këto situata, është jashtëzakonisht e mirë ndërhyrja e njerëzve që mundohen ta parandalojnë hakmarrjen”, tha ai.

    Kurse, mendim krejt të kundër në lidhje me këtë çështje pati avokati Arianit Koci, i cili ndërhyrjen e hoxhës dhe futjen e besës në këtë situatë e cilësoi si primitivizëm.

    Madje, sipas Kocit, pas deklarimit të imamit, policia duhet të aktivizohet sipas përgjegjësive të veta.

    “Kjo është primitivizëm. Absolutisht jo (nuk duhet të përzihet hoxha), ai ka përgjegjësi ndaj xhematit por s’i takon askujt ta përmend çështjen e Besës. Besoj që pas këtyre deklarimeve, policia duhet të aktivizohet. Ata i dinë përgjegjësitë e veta”, tha Koci.

    Koci tha se “ky mentalitet primitiv” nuk po e lë të zhvillohet Kosovën dhe po bën që njerëzit ta lëshojnë vendin.

    Për këtë çështje ka folur edhe vetë axha i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, i cili tha se “besë ka vetëm familja Kadriu, ndërsa familja Avdullahu nuk e ka asnjë minutë besë prej meje”.

    “Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë besë nuk ka prej meje”, është shprehur Fejzullahu.

    Ai tha se “besë” i ka dhënë familjes Kadriu, pasi ka marrë vesh se fëmijët e të dy familjeve janë tërhequr prej shkolle.

    Ndërsa sa i përket besimit në institucionet e drejtësisë, Fejzullahu tha se “këtë punë ia kam lënë Zotit dhe drejtësisë”.

    Klankosova.tv ka kontaktuar edhe përfaqësuesin ligjor të Rrahim Fejzullahut, avokatin Tomë Gashi. I pyetur se pse është futur “besa” në këtë çështje, përderisa lënda është në proces gjyqësor, ai është shprehur se “unë nuk e di, unë jam vetëm avokat i familjes”.

    Axha i viktimës, Rrahim Fejzullahu, në një paraqitje televizive pak ditë pas ngjarjes tragjike, i kishte kërkuar avokatit Tomë Gashi që të jetë përfaqësues ligjor i rastit. Avokati Gashi e pranoi kërkesën e tij, dhe tani çështja është në duart e drejtësisë.

    Deri më tani, dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin. Ata dyshohet se e rrahën Lulzimin rëndë, dhe si pasojë e lëndimeve, viktima vdiq gjashtë ditë më pas derisa po trajtohej në QKUK. 

    Artikuj të ngjashëm

    Bulliqi: Kushtetuesja më shumë e ka komplikuar, tash është radha e Presidentes

    Bulliqi për zgjedhjet: S’kam plan të kandidoj – nëse më kërkohet s’e kam telashe 

    Njoftim me rëndësi për llapjanët, ka të bëj me Urgjencën e re në Podujevë

    Të Fundit

    Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetueses, por LVV s’po reflekton

    “Ka me shku me i grahë vetë bagerit”, si nisi përplasja me Sami Lushtakun, flet Ramiz Lladrovci

    KEDS del me njoftim: Këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

    Moore: Serbia s’guxon të ndërmarrë veprime ushtarake – është e vetëdijshme për rolin e NATO-s në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.