Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Besa Ismaili: Gjenocidi në Srebrenicë s’është rast i izoluar, masakrat në Kosovë duhet parë në kuadër të kësaj ndërmarrësie gjenocidale

    11/07/2024 09:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Ismaili tha në 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë se kjo ngjarje duhet parë “në tërësinë e saj”.

    Ismaili shkroi në Facebook se “Gjenocidi i Srebrenicës nuk është një rast i izoluar gjenocidit”.

    “Jo vetëm që gjenocidi në Srebrenicë q nuk është gjenocid i izoluar, por tërë kjo ndërmarrësi gjenocidale që u ekzekutua në përpikmëri kudo në Bosnjë, duhet parë në kontekst të gjenocidit serbomadh në Ballkan kundër kombeve tjera”, shkroi ajo.

    Sipas saj, “gjenocidi dhe masakrat në Kosovë, poashtu duhet parë në kuadër të kësaj ndërmarrësie gjigande gjenocidale”.

    “Ndërsa, për t’i kuptuar edhe më mirë ato, duhet lëvizur në kohë dhe mësuar dhe përkujtuar edhe gjenocidin serb gjatë viteve të mëhershme ndaj popullatës shqiptare dhe boshnjake, siç është gjenocidi i viteve 1862-1878 ndaj popullatës shqiptare, dhe qytetet si Nishi, Prokupla, Leskovci, e të tjera qytete të banuara me popullatë shqiptare, që spastrohen tërësisht nga shqiptarët, dhe gjenocidi i Nikshiqit në vitin 1876, në të cilin deri atëherë popullatën e saj e përbënin mbi 90% boshnjakë. Gjenocidi serb kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve i viteve pasuese gjatë mbretërive serbe I dhe II, gjatë dhe mes luftërave botërore I dhe II, gjenocidet gjatë periudhës së komunizmit, dhe gjenocidi i fillim viteteve të 90ta në Bosnë, dhe fund viteve të 90-ta në Kosovë, të gjitha këto gjenocide duhet parë gjithmonë në kuadër të një ndërmarrësie sistematike gjenocidale, dhe asnjëherë si gjenocide të izoluara, të një periudhe të caktuar kohore në vend të caktuar. Asnjëherë”, shkroi Ismaili.

    Postimi i plotë i Besa Ismailit:

    Duhet parë gjenocidin e Srebrenicës në tërësinë e saj, dhe asnjëherë të izoluar

    Ndërsa sot po shënojmë përvjetorin e parë të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995, është qenësore të kuptojmë rëndësinë e përkujtimit të gjenocidit në tërësinë e saj.

    Gjenocidi i Srebrenicës, nuk është një rast i izoluar gjenocidit. Ndërmarrësia sistematike e shfarosjes së popullit boshnjak nga autoritetet nacionaliste serbe në Bosnje, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ishte shtrirë kudo në Bosnjë. Prandaj, masakrat e Srebrencisë janë vetëm pjesë e një gjenocidi të zhvilluar sistematikisht dhe të planifikuar paraprakisht që synim kishte zhdukjen e popullit boshnjak.

    Jo vetëm që gjenocidi në Srebrenicë q nuk është gjenocid i izoluar, por tërë kjo ndërmarrësi gjenocidale që u ekzekutua në përpikmëri kudo në Bosnjë, duhet parë në kontekst të gjenocidit serbomadh në Ballkan kundër kombeve tjera.

    Gjenocidi dhe masakrat në Kosovë, poashtu duhet parë në kuadër të kësaj ndërmarrësie gjigande gjenocidale. Ndërsa, për t’i kuptuar edhe më mirë ato, duhet lëvizur në kohë dhe mësuar dhe përkujtuar edhe gjenocidin serb gjatë viteve të mëhershme ndaj popullatës shqiptare dhe boshnjake, siç është gjenocidi i viteve 1862-1878 ndaj popullatës shqiptare, dhe qytetet si Nishi, Prokupla, Leskovci, e të tjera qytete të banuara me popullatë shqiptare, që spastrohen tërësisht nga shqiptarët, dhe gjenocidi i Nikshiqit në vitin 1876, në të cilin deri atëherë popullatën e saj e përbënin mbi 90% boshnjakë. Gjenocidi serb kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve i viteve pasuese gjatë mbretërive serbe I dhe II, gjatë dhe mes luftërave botërore I dhe II, gjenocidet gjatë periudhës së komunizmit, dhe gjenocidi i fillim viteteve të 90ta në Bosnë, dhe fund viteve të 90-ta në Kosovë, të gjitha këto gjenocide duhet parë gjithmonë në kuadër të një ndërmarrësie sistematike gjenocidale, dhe asnjëherë si gjenocide të izoluara, të një periudhe të caktuar kohore në vend të caktuar. Asnjëherë.

    Vetëm duke e përballur këtë realitet njerëzor dhe historik në tërësinë e saj, ne mund të mësojmë vërtetë nga historia, të nderojmë kujtimin për viktimat, të punojmë për të parandaluar që mizori të tilla të mos përsëriten dhe të përpiqemi për një botë më të drejtë.

    Autorët dhe ekzekutuesit e këtyre gjenocideve sistematike, nuk mjaftohen me krimet çnjerëzore që kryen, ata rikthehen here për t’i mbuluar krimet me mjete të ndryshme e here për t’i mohuar ato. Ky është një narracion fashist me qasje fashiste në politikën aktuale serbe, e cila duke mohuar historinë ka për qëllim, të mohojë të ardhmen, si për boshnjakët në Bosnë ashtu edhe për shqiparët në Kosovë.

    Më 11 korrik sot, dhe çdo vit pas kësaj, tërë bota e lirë dhe demokratike, ndërmarrësisë gjenocidale serbe do të ia përmend emrin dhe zezëbërat.

    Sot, zëri im bashkohet i bashkohet zërave të botës së lirë për kërkimin e drejtësisë për Srebrenicën!

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.