Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel

    05/08/2022 16:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në rajon, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.

    Ana Brnabiq ka deklaruar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një nga prioritetet kryesore dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për të investuar përpjekje shtesë për të zhvilluar marrëdhëniet rajonale në të gjitha fushat dhe në çdo kohë, shkruan rts.

    Ky medium po ashtu shkruan se Serbia gjithashtu ofron mbështetje të fortë për bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”, i cili sipas saj është dëshmuar të jetë një kornizë efektive për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët tanë.

    Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kryeministrja e Serbisë theksoi se është e bindur që takimi me rastin e raundit të ri të dialogut më 18 gusht në Bruksel do të jetë konstruktiv, veçanërisht duke pasur parasysh situatën aktuale dhe politikat që ajo i quajti të njëanshme.

    “Christopher Hill vlerësoi se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe theksoi se SHBA-ja e mbështetë fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

    “Bashkëbiseduesit theksuan se ka potencial të madh për bashkëpunim në fushën e energjisë, para së gjithash për projektet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.

    Rrjedhimisht, raportohet se kryeministrja serbe vlerësoi se siguria energjetike është temë me rëndësi të jashtëzakonshme për Serbinë dhe se është e nevojshme të bëhet një hap i ri drejt tranzicionit energjetik dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike në komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Bërnabiq e tregon në Bruksel versionin serb mbi zhvillimet e fundit në veri

    Brnabiç nuk është optimiste për arritje të marrëveshjes në Bruksel

    Eskorta e Bërnabiqit me ‘stikera’ në targa, me të hyrë në Kosovë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.