Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Berlusconi dhe Galliani rikthehen këtë vikend te Milani

    20/10/2022 20:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pjesa më e madhe e vëmendjes do të përqendrohet jashtë fushës kur Monza do të përballet me kampionin aktual, AC Milan në Serie A këtë të shtune.

    Do të ketë fytyra të njohura në stadiumin “San Siro”, pasi që Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani do të rikthehen te klubi të cilin e udhëhoqën drejt 29 trofeve përgjatë 31 vitesh.

    Berlusconi e bleu skuadrën e Monzas në vitin 2018 dhe e emëroi shef të skuadrës Adriano Gallianin, kështu dyshja e famshme u ribashkuan pasi që gjetën suksesin te Milani deri në momentin kur Berlusconi shiti “Rossonerët” në vitin 2017.

    “Do të jetë e vështirë që të gjejë zhveshtoren e duhur. Jam duke bërë yoga tani sepse unë do t’i kem kamerat e fokusuara në mua për 90 minuta. Kam qenë duke punuar për disa ditë që të jem imun ndaj emocioneve, ose të paktën kam provuar. Do të vazhdoj me emocione pas ndeshjes, por nuk mund ta bëjë në Milan-Monza“, tha Galliani.

    Monza momentalisht gjendet në vendin e 14, pesë pikë larg zonës së rrezikut në tabelë, kurse Milani zë vendin e tretë dhe fitorja këtë vikend do ta dërgonte atë në vendin e parë, pasi që Napoli dhe Atalanta nuk do të luajnë deri të dielën.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.