Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

    17/05/2025 14:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryedemokrati Sali Berisha nuk pranon rezultatin zhgënjyes të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë vijoi ta vendosë gishtin e fajit tek kundërshtari i tij Edi Rama.Në këtë kuadër, Berisha foli për udhëtimin e tij në Bruksel, ku mori pjesë në Forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, një organizatë që përfshin 87 parti politike të qendrës së djathtë nga mbarë bota.

    Ai theksoi se qëllimi i udhëtimit ishte “mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë dhe denoncimi i farsës më të madhe elektorale të 34 viteve”, sipas tij.“Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale dhe procesi zgjedhor është karakterizuar nga ‘vjedhje të hapura dhe publike të votës’ nga qeveria e Edi Ramës,” tha ai.


    Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te disa praktika që ai i cilëson si të padrejta dhe të paligjshme, duke përfshirë shpërndarjen e bonusit prej 100 euro për pensionistët dhe faljen e gjobave, duke thënë se këto ishin “blerje të votës”“Çdo akt i tillë është një dëshmi e manipulimit dhe e përpjekjeve për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve”, shtoi Berisha.


    Për të përmbledhur situatën, Berisha citonte një mik të Shqipërisë, i cili e përshkruante situatën në Shqipëri sipas tij si një “farsë të ngjashme me ato që kemi parë dekada më parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe”.Kryedemokrati po ashtu foli për manipulimet e mundshme të votës së diasporës, duke thënë se ka prova të “manipulimeve monstruoze” në këtë proces.


    Berisha përfundoi duke theksuar se “PD do të angazhohet në mbrojtje të votës dhe në lëvizje të fuqishme brenda vendit dhe me dialog me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike. Ato janë të gjitha rezultate të fabrikuara dhe më të paimagjinueshme, dhe ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Të garantoj se shpejt ambasadat do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve”, tha Berisha. /Euronews.al

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Baton Haxhiu – Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

    Exit Polli: Këto janë komunat ku kryeson Sali Berisha

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.