Avokati Besnik Berisha i cili ka qenë pjesë e palës së dëmtuar, në këtë rast familjes së Bedri Rexhepit, ka folur pasi vëllëzërit Vllasaliu, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar më dënim të përjetshëm, shkruan Demos.
Ai ka theksuar se ky proces i gjatë i ka pasur pengesat e veta, por në fund sadopak ka përfunduar me një dënimin i cili edhe i ka përmbushur pritjet tona për të cilin edhe kemi punuar.
“Sot drejtësia foli, plagët e familjes janë më të lehta, dhe dënimi i shqiptuar është dënimi për të cilin edhe kemi punuar”, tha mes tjerash avokati Berisha.