Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Shkuarja e guvernatorit të BQK-së në takim është modalitet teknik

    27/02/2024 18:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel ku u diskutua për dinarin serb ka thënë se dërgimi i guvernatorit të BQK-së në këtë takim është vetëm “modalitet teknik”.

    Sipas tij, ky është një hap i implementimit të Asociacionit pasi siç thotë ai sot është biseduar teknikisht nga guvernatori, do të negociohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe marrëveshja do të pranohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Vajtja e këtij është modalitet teknik se si të lejohet dinari të lejohet të bëhet valutë zyrtare në komunat që janë pjesë e Asociacionit. Këtë e ka biseduar teknikisht guvernatori, e ka negociuar Bislimi, marrëveshjen shkon e merr Kurti. Ky është hapi i implementimit të Asociacionit, pa e sjellë në qeveri dhe pa e bërë me vendim dhe ta dërgojnë në Kushtetuese, sepse po ta dërgojnë në Kushtetuese, i bie ta ndajnë Kosovën dhe i bie vrasje politike”, ka deklaruar Berisha.

    Sipas Berishës, guvernatori nuk guxon të bëjë marrëveshje.

    Ndryshe, sot në Bruksel është mbajtur takimi në mes të ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

    Para takimit trepalësh, emisari Lajçak u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, ka thënë se nevojiten takime shtesë, pasi sipas tij, shumë pyetje politike mbetën pa përgjigje.

    Po ashtu, edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar për diskutimet në takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

    Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

    Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk e kanë vënë në dyshim mandatin e BQK-së për rregullimin e çështjes së dinarit, por brengat e tyre kanë të bëjnë me ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë.

    Artikuj të ngjashëm

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.