Në komisionin për Siguri dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, gjatë pyetjeve për ministrin Maqedonci rreth paisjeve me veshmbathje të ushtarëve të FSK-së, deputeti i VV-së Arbër Rexhaj dhe ai i PDK-së, Hisen Berisha, janë përplasur mes vete, raporton Gazeta Demos.
Berisha i ka reaguar ashpër Rexhajt i cili u krenua me përgjigjen e ministrit Maqedonci, duke i thënë se nuk ka lidhje me këto gjëra.
‘’ Auuu, lidhje ski ti me këto sene e po krenohesh, po rri trus’’, i tha Berisha – Rexhajt.
Tutje deputeti Rexha ia ktheu Berishës që të mos ia ndërpriste debatin.