Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka publikuar disa video/foto të projekteve zhvillimore.
“Po të njejtin verifikim ua bera edhe në punimet që po bëhen në rrugën Klinë-Gjakovë, në lotin Cermjan-Vraniq e Kodër të Becit, jo që nuk punohet në tre ndërrime, por as një ndërrim i plotë, dhe atë me kapacitete të limituara. Ajo çka është me shqetësuese është fakti se në këtë rrugë po abuzohet me standardet e ndertimit të rrugës dhe nivelimit të asfaltit. Pra, shqetësimi që kam ngritur kohë më parë në foltoren e Kuvendit për punë shkel e shko, në këtë rrugë, po shpërfaqin shkeljet, tani, kur po shtrihet e ngjeshet asfalti” ka shkryar Hyseni
Postimi i plotë: