Berisha për vrasjen në Gllogjan: Po të zbulohej vrasja për 20 mijë euro, po i jap unë sonte

Janë bërë 11 ditë që prej se ndodhi ngjarja tragjike në Gllogjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri mbi një autobus mbetën të vdekur tre persona, shoferi dhe dy të mitur.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për rastin në fjalë.

Lidhur me këtë është debatuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Avokati Besnik Berisha, tha se ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh nga ana e qeverisë është shenjë për personin e dyshuar se autoritetet nuk kanë asnjë informacion për të.

Berisha tha se po të ishte që vrasja do të zbulohej për 20 mijë euro do t’i jepte sonte.

“Ofrimi i shpërblimeve besoj që është një lloj “flamuri i bardhë” kur institucionet e ndjekjes dorëzohet dhe ky është një mesazh që i ka shkuar kryesit që ne s’kemi asgjë për ty. S’kemi prova as biologjike, as fotografi, as gëzhoja, as gjurmë të gishtave. Dhe aman le të del dikush qe po i ofroj 20 mijë”.

“Po të ishte për t’u vrasja për 20 mijë, 20 mijë po i jap unë sonte dhe mbi 20 mijë euro. Jo vetëm për vrasjen në Gllogjan po edhe për 115 vrasje sa janë të pazbuluara në Pejë”.

Reklama