Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha PDK-së: Tradhtar s’mund t’i them Kurtit, por vetëm zgjedhjet për të janë shpëtim

    15/05/2024 17:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ditëve të fundit shihet një relaksim raportesh mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Krejt kësaj i ka prirë një darkë punë e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, e në të cilën ka marrë pjesë vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

    Pas takimit, Kurti dhe Krasniqi u deklaruan para medieve se kanë pasur një pajtueshmëri qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    E sot në një konferencë për media, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se do t’ia bëjë ‘argatin’ Vetëvendosjes për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, raporton gazeta10.

    Sipas Hamzës, votimi i këtyre marrëveshjeve është në interes të shtetit të Kosovës.

    Për zhvillimet e fundit politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka folur deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

    Sipas tij, zgjedhjet janë shpëtim për Albin Kurtit.

    Ai ka thënë se qeveria e Kurtit i ka bërë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.

    ‘Do të ishte vetëvrasje politike për Albin Kurtin nëse e pranon themelimin e Asociacionit, prandaj zgjedhjet janë shpëtim për të’, ka thënë Berisha. 

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.