Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Mejës, shkruan GazetaDemos.
Në fjalën e tij ai ka thënë se në këtë masakër janë vrarë e zhdukur 376 shqiptarë.
Kjo ditë sipas tij tregon edhe një herë për plagët e hapura të Kosovës.
“24 vjet kaluan nga Masakra e Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe shënimi i Ditës për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, janë ngjarjet që na tregojnë më së miri që ne si popull dhe si shtet ende kemi plagë të hapura”, shkruan Berisha.
Më tutje ai ka thënë se do të këmbengulin gjithmonë në kërkimin e drejtësisë për martirët e Mejës dhe Kosovës, përgjithësisht.
“Ne duam drejtësi dhe nuk do rreshtim asnjëher së kërkuari drejtësi për Martirët e Mejës dhe gjithë Kosovës.
Lavdi të gjithë Martirëve!”/Demos/