Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Nëse liderët flasin me gjuhën e Kushtetutës do të gjejnë mirëkuptim me QUINT-in

    14/01/2022 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se tendenca e Serbisë për të mbajtur referendumin e të dielës edhe brenda territorit të Kosovës është vetëm vazhdimësi e veprimeve të Serbisë për ta vënë Kosovën në pozicione të vështira.

    Berisha, në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se duhet të kihet parasysh se Kosovës i bie mirë vetëm kur bashkërendon veprimet me aleatët e saj ndërkombëtarë.

    “Veprime të tilla nga ana e Serbisë nuk duhet të na surprizojnë. Serbia në vazhdimësi ka bërë veprime të tilla që të na sjellë në pozicione të vështira dhe përplasje me QUINT-in. Ajo çka është evidente është se sa herë që Kosova i ka bashkërenduar qëndrimet dhe vendimet e saj me faktorin ndërkombëtar, partnerët tanë dhe QUINT-in, ne gjithmonë kemi dalë të fituar. Pretendimet e Serbisë për mbajtjen e një referendumi i vili ka të bëjë me çështjet e brendshme të Serbisë janë cenim i drejtpërdrejtë i integritetit territorial, politik, juridik dhe kushtetues të vendit tonë”.

    “Në këtë pretendim të Serbisë lexohet hapur tendenca e saj për të treguar se unë e mbaj Kosovën në preambulë, për të treguar shovinizmin që lidershipi i trashëguar nga Millosheviqi e ka, si dhe për të treguar para popullit të vet atë patriotizmin patetik që e kanë të kalitur me shekuj se Kosova është pjesë e Serbisë. Këta kanë pretenduar përmes Asociacionit që ta realizojnë Republikën Srpska brenda territorit të Kosovës, por Gjykata Kushtetuese dhe vet Kushtetuta e përjashtoi si të tillë dhe tani po pretendohet që përmes këso aktesh destruktive, si tendenca për të mbajtur referendum brenda territorit të Kosovës, ta bëjnë realitet në mënyrë të heshtur pa aktin final, pra pa një dokument”.

    Deputeti i PDK-së deklaroi se mbajtja e një referendumi të tillë në Kosovë është e jashtëligjshme dhe si i tillë duhet të ndalohet.

    “Duhet ta bëj të qartë qëndrimin që kemi mbajt si subjekt politik edhe si individ se mbajtja e çfarëdo referendumi brenda territorit të Kosovës është e jashtëligjshme dhe diçka që identifikohet e jashtëligjshme, që bie ndesh me Kushtetutën dhe rendin juridik të Kosovës, duhet të ndalet me krejt mekanizmat shtetërorë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.