Gazetari Ridvan Berisha, është shprehur i shokuar me deklaratat e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, pasi të hënën nisi gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.
Ai thotë se reagimet e tyre janë të papranueshme, të pamatura dhe paragjykuese “për sa kohë që kemi një proces që filloi sot në Hagë.
“Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi ishin aleat me ju, me shtetet tuaja për ta ndale spastrimin etnik dhe gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve. Ju te nderuar ambasadore, e dini mire se s’i edhe shtetet tuaja u vene ne lajthitje me propagandën e Dick Marty-it, s’i u projektua ky proces nga agjetacioni ruso-serb”, shkroi Berisha në Facebook.
“Ajo çfarë e shikuam sot ne Hage, kemi te drejte t’a themi se ishte jashtëqitje dhe demant i çdo parimi te se drejtës penale per krimet e supozuara. Qe 23 vjet Kosova ka përjetuar këtë diskurs gjyqësor, qe hapur meton krijimin e nje mjedisi per konfrontim midis shqiptareve. Ambasadore, ne qe e kemi jetuar realitetin e trishte, pikellues e tragjik midis jetes e vdekjes ne vitet e 90-ta e deri ne çlirimin e Kosoves, e dime kush jane çlirimtaret tane”, shtoi ai.
Sipas tij, historia nuk mund te rishkruhet ne një proces tërësisht jo transparent e thellësisht i padrejtë për kryengritjen e UÇK-së.
“Por, ju ambasadore respektiv, deklararat i beni sepse e keni edhe ‘profesion’, nderkaq ne grupimin politik qe investuat gjate, ata sot e mbajne vulen e ideatoreve sistematik te kesaj perpjekje te rrezikshme te perçarjes, sot ata jane ne krye te institucioneve te shtetit, kane emra e mbiemra! Veç keqyreni çka thone figurat e sotme te LVV-se, e permendin Rexhep Selimin e fare bashkeluftetaret e tij. Po kjo eshte ligesi e poshter. Per m’u, Rexha, Hashimi, Kadria, Jakupi… jane heronjte e m’i pavaresisht se çfare lojera instruktojne instruktoret e speciales. Drejtesi per çlirimtaret”, shtoi ai.