Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Ndërtoni ëndrrën shqiptare në Shqipëri, do të vendosim marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë dhe SHBA

    10/05/2025 10:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ne një tubim përmbyllës në qendër të Tiranës, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin më 11 maj, duke premtuar një “Shqipëri të ëndrrës” për të rinjtë, pension më të lartë, arsim modern dhe partneritete të reja ndërkombëtare.

    Në fjalimin e tij përmbyllës, lideri i Partisë Demokratike theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, duke iu drejtuar veçanërisht brezit të të moshuarve dhe të rinjve.

    “Unë dua t’ju bëj një thirrje mijëra burrave dhe grave, fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë: Bashkohuni më 11 maj, votoni ndryshimin. Vota juaj do të jetë votë për dinjitetin tuaj, sepse vota juaj do të jetë votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrë çnjerëzore ju poshtëruan ju, ju detyruan ju, njerëz fisnikë, të qani me lot të ftohta mjerimi”, deklaroi Berisha.

    Ai prezantoi një sërë zotimesh, ndër të cilat rritja e menjëhershme e pensioneve dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

    Duke iu drejtuar të rinjve që votojnë për herë të parë, Berisha nënvizoi:

    “Të rinj dhe të reja, ju që votoni më 11 maj për herë të parë, keni një fat të bardhë. Po të gjithë ju të tjerët që shkoni më 11 maj, vota juaj ka peshën e jetës suaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, të ëndrrës tuaj të bukur. Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.”

    Ai garantoi investime në arsim dhe modernizimin e shkollave:

    “Zotimi ynë është se dyfishohen fondet për arsimin, shkollat do të modernizohen me teknikat më të avancuara digjitale dhe asnjë fëmijë nuk do të mbetet analfabet.”

    Në nisje të fjalimit, Berisha përshëndeti kancelarin e sapozgjedhur të Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, i pranishëm në miting.

    “Do t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman Peter Beyer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe Partinë Demokratike. Përshëndes kancelarin Merz që pata rastin ta përshëndes në Valencia. Zgjedhja e kancelarit Merz në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës konsiderohet një fat i madh” , tha Berisha.

    Ai shtoi se një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike do të vendosë “bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë gjermane” dhe do të kthejë fokusin te eksporti i produkteve shqiptare.

    “PD do të vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë gjermane. Do të eksportojmë në Gjermani produktet shqiptare dhe jo krim siç është sot.”

    Në një pjesë më retorike të fjalës së tij, Berisha kujtoi momentin e rikthimit të tij politik dhe përmendi mbështetjen që, sipas tij, ka marrë nga SHBA.

    “Mirënjohje të pakufishme për vendimin që morët për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Ditën e parë, në konferencën e parë të shtypit e shkallmova Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushte. Të garantoj se nesër në mëngjes, ai do t’i bjerë tavolinës me kokë. Ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar. PD do të vendosë marrëdhëniet më të ngushta me administratën e Trump në të gjitha fushat”, përfundoi ai.

    Strategu i fushatës së PD-së, Chris LaCivita ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Berishën për të shpëtuar vendin nga korrupsioni.

    “Faleminderit Shqipëri për mbështetjen që na ke dhënë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja, por edhe për pozicionin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të lejojë më edhe një mandat tjetër për Edi Ramën. Korrupsioni, gjendja ekonomike, ka shkatërruar familjet. Gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë. Ju keni tani një shans historik të tregoni që populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës dhe ju nuk do të reshtni së luftuari për familjet tuaja”, tha ai.

    “Merrni me vete familjarët, miqtë dhe lëreni pa punë Edi Ramën. Me Shqipërinë e re, me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Besojini një mjeku që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë. Në një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Vij sot si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh. E gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”, tha Chris LaCivita.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

    PDK e shqetësuar, Hoxha: VV po abuzon tash e sa herë me hapësirat e Universitetit të Prishtinës

    Raportuesi i PE-së për Kosovën: Mosnjohja e saj është qesharake

    Të Fundit

    Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

    PDK e shqetësuar, Hoxha: VV po abuzon tash e sa herë me hapësirat e Universitetit të Prishtinës

    Raportuesi i PE-së për Kosovën: Mosnjohja e saj është qesharake

    Uta Ibrahimi, alpinistja kosovare që prek historinë: Ngjiti 14 majat më të larta të botës

    AGK i reagon Kurtit: Për keqardhje deklaratat e kryeministrit në detyrë rreth raportit të Reporterëve pa Kufij

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.