Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha i reagon Nagavcit: Naive dhe neveritëse, mësuese që u bë ministre, cilin test e ka kaluar?

    10/09/2022 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Publicistja Kimete Berisha i ka reaguar ministeres Nagavci, e cila prapë ka reaguar lidhur me grevat në arsim.

    Berisha në shkrimin e saj në Facebook tha se kur Nagavci ka krahasuar ndërprerjen e grevës në Maqedoni dhe në Bullgari nga mësimdhënësit, ajo ka dashur të thotë se janë më të mirë sesa mësimdhënësit shqiptarë.

    “Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes  t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.”, ka shkruar Berisha për Nagavcin.

    Më tutje, ajo thotë se çfarë testi ka kaluar ministrja Nagavci kur është bërë ministre.

    Në postimin e saj, ajo nuk kursehet në kritika të ndryshme ndaj Nagavcit.

    Lexoni më poshtë të plotë shkrimin e saj:

    Ministresha e Arsimit: ‘Më të mirë bullgarët se shqiptarët’!

    Arbërie Nagavci:

    ‘Mësimdhënësit maqedon dhe bullgar janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të sinqertë sesa mësimdhënësit shqiptarë –

    sepse bullgarët e maqedonët e kanë ndërprerë grevën…kur u kanë thënë qeveritë e tyre.

    – E mësimdhënësit shqiptarë kanë agjenda të tjera, kanë qëllime të errëta, e dinë ata se sa të ulta i kanë qëllimet – nuk e kanë për pare, se 50

    Euro ua kemi dhënë’!

    Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes  t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.

    Përveç naive, momentalisht Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë, pas Hekuran Muratit, i cili duket se ka reflektuar pas sulmit me miell.

    P.S. Pse Arbërie Nagavci është ministre e arsimit?

    Cilin test e ka kaluar…

    Ishte mësuese – u bë ministre!

    Qysh?

    A s’është edhe kjo (si krejt të tjerët) analfabete funskionale?

    Pse krejt mësimdhënëst janë ‘analfabet funksional’ sipas  qeverisë Kurti, e Arbërie Nagavci s’është!

    Qysh shpëtoi kjo pa u bërë analfabete!

    Cilin libër e ka lexuar në jetë!

    ‘Meshkujt vijnë nga Marsi’?

    – Turshitë a i ka shti!. 

    Artikuj të ngjashëm

    Kimete Berisha: Mendjemadhësia e presidentes provokoi të vriten njerëzit për çantën e saj në aeroport

    Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

    Berisha: Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.