Publicistja Kimete Berisha i ka reaguar ministeres Nagavci, e cila prapë ka reaguar lidhur me grevat në arsim.
Berisha në shkrimin e saj në Facebook tha se kur Nagavci ka krahasuar ndërprerjen e grevës në Maqedoni dhe në Bullgari nga mësimdhënësit, ajo ka dashur të thotë se janë më të mirë sesa mësimdhënësit shqiptarë.
“Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.”, ka shkruar Berisha për Nagavcin.
Më tutje, ajo thotë se çfarë testi ka kaluar ministrja Nagavci kur është bërë ministre.
Në postimin e saj, ajo nuk kursehet në kritika të ndryshme ndaj Nagavcit.
Lexoni më poshtë të plotë shkrimin e saj:
Ministresha e Arsimit: ‘Më të mirë bullgarët se shqiptarët’!
Arbërie Nagavci:
‘Mësimdhënësit maqedon dhe bullgar janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të sinqertë sesa mësimdhënësit shqiptarë –
sepse bullgarët e maqedonët e kanë ndërprerë grevën…kur u kanë thënë qeveritë e tyre.
– E mësimdhënësit shqiptarë kanë agjenda të tjera, kanë qëllime të errëta, e dinë ata se sa të ulta i kanë qëllimet – nuk e kanë për pare, se 50
Euro ua kemi dhënë’!
Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.
Përveç naive, momentalisht Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë, pas Hekuran Muratit, i cili duket se ka reflektuar pas sulmit me miell.
P.S. Pse Arbërie Nagavci është ministre e arsimit?
Cilin test e ka kaluar…
Ishte mësuese – u bë ministre!
Qysh?
A s’është edhe kjo (si krejt të tjerët) analfabete funskionale?
Pse krejt mësimdhënëst janë ‘analfabet funksional’ sipas qeverisë Kurti, e Arbërie Nagavci s’është!
Qysh shpëtoi kjo pa u bërë analfabete!
Cilin libër e ka lexuar në jetë!
‘Meshkujt vijnë nga Marsi’?
– Turshitë a i ka shti!.