Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha e quan Albin Kurti “komandant të targave”, thotë se e imiton Vuçiqin

    18/08/2022 19:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analistja Kimete Berisha ka komentuar takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Berisha e ka quajtuar Kurtin si ‘komandant të targave’, ndërsa sipas saj kryeministri aktual i Kosovës është politikani i parë shqiptar që imiton presidentin serb për nga sjelljet.

    Reagimi i plotë i saj:

    Komandanti i targave!

    Evropa e ka zgjedhur lulen më të popullarizuar të funeraleve, Orhidenë e bardhë, për t’a dekoruar tavolinën e bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

    Orhidea e bardhë simbolizon dashurinë e përjetshme për të vdekurit.

    Ndërsa, për të gjallët kishte ofruar sandwich-e dhe Coca-Cola në kanaçe.

    Zyra dukej sikur aty pak më parë kishin pushuar punëtorët e krahut të Brukselit, dhe këta ua kishin lënë në gjysmë ushqimin e shpejtë të pauzës së drekës, për ta liruar zyrën për “këta”.

    Dukej sikur bisedimet sponzoroheshin nga Coca-Cola, me shumë sheqer.

    Albin Kurti dhe Aleksandër Vuqiç bisedojnë për të ardhmën tonë, pa arritur ta përshëndesin njër-tjetrin.

    A mund të pritet marrëveshje nga ata që kanë kaq shumë antipati, urrejtje dhe neveri për njëri-tjetrin, sa që as nuk mund t’i thonë njëri-tjetrit formalisht “mirëdita”.

    Të gjithë, pa përjashtim, edhe i padituri më i madh e kupton se nuk ka asnjë shans që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq të merren vesh për asgjë.

    Pra, organizatorët e takimit, ndërmjetësuesit, Evropa, Amerika, të gjithë e dinë që s’mund të ketë marrëveshje mes dy njerëzve që nuk kanë aftësi ta përshëndesin njëri-tjetrin si njerëz.

    E, meqenëse e dinë të gjithë se secili takim mes tyre do të dështojë, pse i organizojnë këto takime!
    Për ta lodhur, kë?

    Për t’ia marrë dy palëve të gjitha adutet dhe për të ardhur në përfundim se urrejtja mes dy vendeve është e përjetshme sikurse dashuria ndaj të vdekurve.

    Të zott për marrëveshje nuk janë, por për ta ndezur një luftë janë.

    Albin Kurti është i frustruar.

    E shfrytëzon Aleksandër Vuçiqin për të bërë rivalitet me opozitën e Kosovës.

    Nëse nuk merret vesh për asgjë me Aleksandër Vuçiqin, as për të zhdukurit, e konsideron se e bën dallimin me Skënder Hysenin.

    Shih ti, çfarë meraku ka – të tregohet më i aftë se Skënder Hyseni.

    Albin Kurti nuk e ka mendjen te marrëveshja.

    Më përpara dorëhiqet sesa që guxon të merret vesh.

    Më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga lufta, sepse nga lufta është i mësuar të distancohet, kurse me marrëveshje nuk është mësuar…marrëveshja kërkon urtësi.

    Në vend se të duket dhe të sillet ndryshe nga Vuçiqi, Albin Kurti është politikani i parë shqiptar që e imiton Aleksandër Vuçqiqin, me arrogancë dhe vrazhdësi.

    Veç aktrimin nuk ia përvetëson dot: se, Aleksandër Vuçiq sillet aq “viktimë”, me gjeste e me shprehje të fytyrës, sa që Borreli në një moment keqardhje ia preku krahun, si “fakirit”.

    Kurse, Albin Kurti sillej në Bruksel si sarhosh, thuajse e ka çliruar Kosovën.
    Ia preku shpinën Borrelit. Shpina nuk preket.

    Aq pozant dhe narcisoid është, sa e “shtyn” bisedimet për disa minuta, derisa të fotografohet.
    Që tregon për seriozitetin e madh…

    Kush ka kohë të duket “bukur” kur katundi digjet?

    A janë “targat” arsye qesharake për ta ndezur një luftë të Re.
    Po. Por, historia njeh arsye edhe më qesharake për ta ndezur luftë.
    Për një derr desh u bën “kërrsh” Amerika me Britaninë një herë moti – sherri një derri, që u vra me armë.

    Taksirati është i fshehur. E zullumi e ka taksiratin afër.

    P.S. Më shumë arsye kemi ta nisim një “luftë” kundër “Prishtina Parking që ia ka marrë kompetencat Policisë së Kosovës, e
    Prokuroria hesht, sesa për targa që hynë e dalin nga Kosova…gajle e madhe se si duken ato targa….

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.