Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Bëra thirrje për qetësi”, Simiq pranon se do të intervistohet si i dyshuar për barrikadat e 2022-ës në veri

    20/06/2025 12:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Para dëgjimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës në cilësinë e të pandehurit për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale në lidhje me protestat e dhjetorit 2022, anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se “po shkon me kokën lart sepse e di se ai dhe anëtarët e tjerë të Listës Serbe si përfaqësues politikë kanë qenë pranë popullit të tyre, atëherë dhe sot”.

    Në përpjekje për tu paraqitur i pafajshëm para dëgjimit në Prokurori, Simiqi ka pretenduar se ai dhe Lista Serbe “gjithmonë kanë qenë për paqe, kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje tek qytetarët, dhe gjithmonë kanë bërë gjithçka që kanë pasur në dorë si parti politike për të ruajtur paqen në Kosovë”.

    “Në këtë proces hyjmë dhe japim këtë deklaratë jo se besojmë se ky proces është i drejtë ose se bazohet në ndonjë provë për fajësinë e ndonjërit prej mbi dyzet serbëve që janë marrë në pyetje, por sepse e dimë që jemi të pafajshëm, e dimë që nuk kemi bërë asgjë të paligjshme dhe e dimë që si përfaqësues politikë kemi qenë pranë popullit tonë, atëherë, sot dhe do të jemi edhe nesër. Përfaqësuesit politikë serbë nuk kanë mundësinë që kanë disa përfaqësues politikë shqiptarë për të refuzuar thirrjet e prokurorit, sepse neve na kërcënohet arrestimi dhe paraburgimi, siç ka ndodhur me dhjetëra serbë më parë”, ka thënë Simiq.

    Ai ka pretenduar se po shkon në dëgjim me kokën lart sepse e di që “nuk kanë bërë asgjë të paligjshme” dhe kanë qenë gjithmonë pranë popullit të tyre.

    “Kjo është edhe një dëshmi tjetër për mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare i kupton obligimet e saj ndaj popullit serb. Edhe në vitin 1999 kanë proklamuar karakterin multietnik të Kosovës. Deri në ditën e sotme kjo nuk respektohet, dhe çdo ditë ka gjithnjë e më pak serbë. Në vitin 2013 na u premtua Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, dhe deri më sot kjo nuk ka ndodhur. Gjithçka që është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare, pas të cilave kanë qëndruar edhe BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, nuk është zbatuar në praktikë, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të serbëve dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit serb në këto hapësira”, ka përfunduar Simiq.

    Artikuj të ngjashëm

    Mega-operacion në Tiranë: Arrestohen 25 anëtarë të grupeve kriminale – PAMJE

    Kosova shënon Ditën e Refugjatëve, bëhet thirrje për shërbime adekuate për të gjithë ata që i qasen Kosovës si vend i sigurt

    Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit

    Të Fundit

    Mega-operacion në Tiranë: Arrestohen 25 anëtarë të grupeve kriminale – PAMJE

    “Bëra thirrje për qetësi”, Simiq pranon se do të intervistohet si i dyshuar për barrikadat e 2022-ës në veri

    Kosova shënon Ditën e Refugjatëve, bëhet thirrje për shërbime adekuate për të gjithë ata që i qasen Kosovës si vend i sigurt

    Kina dërgon dhjetëra aeroplanë luftarakë drejt Tajvanit

    Hakerët iranianë kërcënojnë Shqipërinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.