Në 31 vite, Ergys Kaçe ka përjetuar pothuajse gjithçka në karrierën e tij.
Një talent që dalloi në akademinë e PAOK-ut dhe arriti të shkëlqejë në Superligën greke, duke u shpallur lojtari i ri më i mirë në kampionat.
Kaçe ka paguar shtrenjë çdo gabim që ka bërë, si fotoja e famshme me bluzën e UÇK-së, po ashtu edhe firma në Shqipëri. Kështu të paktën shprehet mesfushori i Kombëtares shqiptare në një rrëfim për “gazzeta.gr”.
Pjesë nga intervista:
–Si ndodhi e gjitha kjo? (Foto me stemën e UÇK) A doni të na shpjegoni që njerëzit ta kuptojnë se për çfarë po flasim?
“Kisha hyrë në një parukeri për të ndihmuar një shoqe që të reklamonte biznesin e saj dhe pasi preva flokët, dola i rruar… plotësisht. Kërkova një bluzë për t’u ndërruar sepse imja u bë pis. Nuk është shaka, tani që e mendoj them se duhet të isha më i kujdesshëm. Më dhanë këtë bluzë për ta veshur dhe për të bërë një foto për ta ngarkuar në rrjetet sociale”, tha ai.
–Dhe pastaj?
“Më pas shkova në Shqipëri dhe ja ku bëra një gabim”.
–Nga cili këndvështrim?
“Shkova në një ligë për të cilën nuk e njihja fare. Futbolli ishte i vështirë, me standard të ulët në ambiente dhe në fusha. Shumë shkelma, nuk kishte lojtarë me teknikë të lartë, por përdornin shumë taktika. Ishte si të luajë në kategorinë e dytë të Greqisë. Skuadra ku shkova ishte një nga më të mirët, me synimin për të fituar kampionatin. Megjithatë, ishim në një fazë ku nuk po fitonim. Për shkak se isha kontrata më e madhe në skuadër, e “pagova” atë. Ka kuptim kur një ekip të fut me synimin për të fituar kampionatin, ata presin që ti të bësh diferencën. Por atë vit ne ishim të tretët apo të katërt, kështu që ishte e vështirë për mua të vazhdoja. Kur gjërat shkojnë keq, ekipet fillojnë të mendojnë se si të shkurtojnë kostot”, tha ai.