Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit

    28/05/2024 14:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kalimi i lëndës në ndërmjetësim për përleshjen e ndodhur më 13 korrik në vitin 2023 në Kuvendin e Kosovës ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ndërlidhet me një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e reja. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

    Beqa, i cili është i përfshirë në këtë sulm, ka deklaruar se ky propozim ka ardhur nga gjykatësi i rastit, Eroll Gashi dhe se kjo është pranuar nga të gjitha palët.

    “Është procedurë ligjore, na ka informuar gjyqtari i cili ka udhëheqë këtë lëndë, na ka informua me drejtat që i kemi si të akuzuar dhe si të dëmtuar për të gjitha palët dhe ka qenë një dakordim i të gjitha palëve me ia dhënë një shans që të shkohet me ndërmjetësim dhe është mjet ligjor dhe nuk e di çka ka këtu të keqe, kjo ka qenë propozim dhe pajtim i të gjithë palëve në procedure”, u shpreh Beqa.

    Deputeti i PDK-së, ka mohuar kategorikisht se ky rast ndërlidhet me një koalicion të mundshëm me partinë në pushtet. Thekson se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, ndërsa kryeministër e sheh kandidatin e tyre, Bedri Hamzën.

    “Nuk ka të bëjë me koalicion ne përkundrazi mendojmë që Kosovës i vyen një Qeveri e re, një kryeministër i ri, i vyen Bedri Hamza kryeministër dhe mendoj që Kosovës u duhen zgjedhje është në interes të qytetarëve. Si Parti Demokratike jemi gati tani për atë arsye edhe kemi pranuar data të zgjedhjeve por nuk po shihet që janë gati partitë tjera përfshirë edhe mazhorancën”, theksoi Beqa.  

    Artikuj të ngjashëm

    Deputeti i PDK’së: Qeveria ‘Kurti’ ka thyer rekord për aktakuza

    Hajdar Beqa për Qeverinë Kurti: Këta krejt dështimet qeto 4 vjet po i mbulojnë me veriun

    Mungojnë Bislimi e Lushtaku, shtyhet seanca ndaj tyre dhe Beqës e Haxhiut për përleshjen në Kuvend

    Të Fundit

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.