Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje në telefon.
Kjo telefonatë vjen si përpjekje për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjidhur konfliktin.
Biseda mes dy liderëve ka zgjatur më shumë se 1 orë.
Pas thirrjes, Zelensky shkroi në Twitter duke njoftuar për telefonatën me Bennett të cilën e ka titulluar si “mbi agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes”.
Ai ka kërkuar ndihmë nga Bennett për lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit.
Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.