Liverpooli ka triumfuar 2-0 përballë Newcastle United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Kjo fitore e afron edhe më shumë skuadrën e drejtuar nga Arne Slot drejt titullit kampion.
Pas vetëm 11-të minutash, Dominik Szoboszlai kaloi The Reds në epërsi me një asistim të Luis Diaz.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë pati një tjetër gol.
Fitoren e Liverpoolit e vulosi Alexis Mac-Allister, ku u asistua prej Mohamed Salah në minutën e 63-të.
Liverpooli si lider ka 67 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Arsenali, ndërsa në xhiron e 28-të takohen me Southamptonin.