Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka thënë se ata shpëtuan pa marrë më shumë se tre gola nga Arsenali në deklasimin prej 3:0 mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Arsenali mund të kishte shënuar shumë më tepër, ishim me fat që shpëtuam vetëm me 3 gola”, ka thënë Bellingham pas ndeshjes.
“Për të qenë i sinqertë, nuk ka justifikime… duhet të shikojmë vetëm veten tonë”.
“Është e ngjashme me atë që na ka ndodhur gjatë gjithë sezonit, por kundër Arsenalit ishte në një shkallë më të madhe.”