Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

    03/07/2025 13:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media ku shpallën një hap të ri në bashkëpunimin dypalësh.

    Belgjika ka vendosur të njohë zyrtarisht atasheun e mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Bruksel, duke e fuqizuar përfaqësimin ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.

    Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

    “Mirënjohës pafund për mbështetjen që Belgjika i ka ofruar Kosovës që nga viti 2008, ndërsa jam tejet i entuziazmuar për marrëdhëniet tona që po fillojnë të thellohen në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

    Në Ballkanin Perëndimor, Belgjika gjithmonë do të ketë Kosovën aleat të besueshëm të saj”, theksoi ai.

    Nga ana tjetër, ministri belg Theo Francken deklaroi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.

    “Kosova luan rol kyç në Ballkanin Perëndimor dhe ne po tregojmë përkushtimin tonë, si në terren me KFOR-in, ashtu edhe diplomatikisht”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, momenti kur zyrtari serb Igor Popoviq shoqërohet me pranga për në Gjykatë

    Nënkryetari i Komunës Arben Shala kandidat unifikues i PDK-së për Drenas

    Aksident i rëndë trafiku në Rufc të Lipjanit, ka të lënduar

    Të Fundit

    Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, momenti kur zyrtari serb Igor Popoviq shoqërohet me pranga për në Gjykatë

    Nënkryetari i Komunës Arben Shala kandidat unifikues i PDK-së për Drenas

    Aksident i rëndë trafiku në Rufc të Lipjanit, ka të lënduar

    Dafina publikon foto me djalin, bën përshkrimin emocionues

    Helmohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.