Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bekim Shyti: “Mos e prek UÇK”, rastet e uzurpimeve në emër të UÇK-së, në të shumtën e rasteve nuk kishin fare lidhje me UÇK-në

    16/07/2022 22:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën e Shalës z. Bekim Shyti, ka treguar rrëfimin e tij në emisionin personale, për luftën e UÇK-së. Ai ka folur edhe për keqkuptimet e krijuara dhe për rastet e uzurpimeve që kishin ndodhur në emër të UÇK-së ku në të shumtën e rasteve personat që e kishin shkruar “Mos e prek UÇK” nuk kishin fare lidhje me UÇK-në.

    Bekim Shyti e ka treguar një histori personale për këtë çështje.

    “… unë personalisht kam qenë i thirrur në një moment në Prishtinë, ku në 14 raste në atë kohë ndjesë pastë Komandant Plaku ka qenë i përfshirë në mbikqyrjen e kësaj, Bekim më thotë e kanë shkru në shumë vende kështu “UÇK e nxane, mos e prek UÇK Bekimi”, ndërsa unë jetoja në Mitrovicë. Si ka mundësi që ai i panjohuri të përmend emrin e iksit apo ypsilonit, dhe i them gjeneral të paktën për kaq nuk më njeh. Thash unë jetoj në Mitrovicë, edhe thash asnjë emër timin unë, asgjë nga ajo që po thuani nuk qëndron. Më tha po qysh ka mundësi, thash ka mundësi sepse ne po ju referohemi, ne kemi qenë 2 milionë euro, ndërsa 20 mijë ushtarë në luftë, në raport me numrat jemi vetëm 1% e qati 2milionshit, hajde po i shtojmë edhe 9% që na kanë ndihmuar gjatë luftës… hajde po bajnë 10% dhe e ki 90% që e shkruajnë aty mos e prek UÇK. Kjo ka qenë edhe politikë e kohës sepse kur kanë shkuar policia dhe ushtria serbe me uniforma, tanke e topa, mua në Urë të Ibrit më ka gjetur Roland Bartensko dhe mu kishin mushë sytë me lotë dhe më tha, cka ki që po qanë, thash shkun shkijet po janë ndal shërbimet e tyre e kemi me ja pa sherrin edhe një kohë të gjatë. Kjo ishte dorë e shqiptarit por iniciativë e serbit“.

    Artikuj të ngjashëm

    Shyti i UÇK-së: Kur Thaçit i ra ndërmend të luftoj në 1993, unë isha në diskotekë në Zvicër, kam respekt të veçantë

    Ish-komandanti i Njësisës Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti propozohet t’i ndahet çmimi “Emblema e Qytetit të Vushtrrisë”

    Të Fundit

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.