Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bekim Jashari: Sot përkujtuam 26 vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë

    17/05/2025 19:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit të këtij fshati, për të nderuar me përulësi e krenari luftën dhe heroizmin e dëshmorëve të tij që ranë për lirinë e Kosovës.

    Në një postim në Facebook, ai tha se kujtojnë me nderim të thellë kontributin e familjes së lavdishme Brahimaj, jo vetëm për sakrificën e tyre, por edhe për mikpritjen, guximin dhe qëndresën.

    “Në kullën e tyre të qëndresës kanë qëndruar luftëtarë e komandantë nga Drenica e gjithë Kosova, si një dëshmi e fortë që të gjithë ishin të bashkuar në frymë, në ideal dhe në luftë çlirimtare.  Në këtë përvjetor, nderuam heroinën e këtij vendi, nënën Aze Brahimaj, të njohur me të drejtë si “Nëna e UÇK-së”. Ajo nuk ishte vetëm një strehuese e luftëtarëve të lirisë, por një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet për çlirim”.

    “Në këtë ditë përkujtimore, le të reflektojmë thellë mbi sakrificën e dëshmorëve dhe t’i përgjigjemi me vepra amanetit të tyre. Le të ruajmë unitetin kombëtar, të lartësojmë vlerat e lirisë dhe të përkushtohemi, pa dallime politike, për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka thënë ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Të Fundit

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Aksion i madh i Policisë po zhvillohet në Prizren: Po zhvillohet plani opertiv i sigurisë ‘Zona Verore 2025’

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.