Bekim Jashari, djali i dëshmorit Hamëz Jashari, ka qenë sot i pranishëm gjatë varrimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Liman Musliu i cili vdiq tragjikisht dje pasi ra nga kati i 11-të i një objekti banesor teksa po punonte, shkruan GazetaDemos.
Ai mbajti një fjalim, duke e përkujtuar ish-ushtarin e UÇK-së, duke përmendur kontributin e tij gjatë luftës por edhe pas luftës në Kosovë.
“Është shumë e vështirë të gjejmë fjalet e duhura, sot në këtë ditë, në këto momente për një burrë siç ishte Limani, që e ka tregu veten gjatë luftës, por edhe pas luftës në ndërtimin e institucioneve e shtetit tonë, por edhe me humanizmin e tij, urtësine tij, si një babë, prind, bashkëshort, vëlla, shokë”, tha Jashari.
Tutje, ish-kryetari i Skënderajt tha se vdekja e tij nuk ishte e pritshme, dhe se do të kujtohet gjithnjë me krenari e me respekt të lartë.
“Nuk e kemi pritë që kaq heret do të përshëndetemi me të, lusim Zotin që ta shpërblej, dhe pa dyshim që do ta shpërblej me xhehnet, dhe ti bashkohet shokëve të tij, tashmë dëshmorë, të gjithë ata që dje e patën pushkën në dorë, për lirinë që ne sot gëzojmë, nuk besoj që asnjë nga ta, ka mendu që do ta gëzoj lirinë, por ja që fati, ose ymri qysh thomë ne në gjuhën fetare, ka qenë që ta gëzojmë lirinë, por që ja sot ta përcjellim, familja Musliu bëhuni të fortë, Zoti ua qoftë forcën e gajretin“, tha Jashari.
“Do ta kujtojmë përherë me krenari, me nderë, me respektin më të lartë, për kontributin për jetën, për vepren e tij, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës, dashtë i lumi Zot ky vend të ecë ashtu dhe për çka këta kanë luftu, edhe një herë lavdi jetës dhe veprës së tij“, përfundoi ai.
Musliut iu dha sot lamtumira e fundit, në varrezat e fshatit Likoc, ku të pranishëm ishin shumë shokë, bashkëluftëtar e familjar.
Fjalimi i plotë i tij: