sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bekim Haxhiu thotë se disa nga vaksinat e dhuruara nga Norvegjia janë me afat të skaduar

    03/07/2021 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, konsideron se disa prej 183 mijë vaksinave të dhuruara nga Norvegjia si formë donacioni ndaj Kosovës iu ka skaduar afati më 30 qershor të këtij viti.

    Haxhiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar llogari nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë, teksa ka thënë se rreth 53 mijë vaksina për imunizimin e koronavirusit afatin e skadimit e kishin më 30 qershor.

    “Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Ai, tutje ka konsideruar se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, teksa ka kërkuar nga qytetarët të kujdesen për vetën.

    Ndryshe, Norvegjia në formë donacioni dhe në bashkëpunim me BE’në ia ka dorëzuar Kosovës mbi 183 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

    Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

    Dikush nga Qeveria e Kosovës  duhet të përgjigjet për donacionin e vaksinave AstraZeneca të pranuara sot nga Norvegjia.

    Sa prej këtyre vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia ju ka skaduar afati i përdorimit me datë 30 Qershor 2021  dhe sa prej tyre iu skadon me 30 Korrik 2021.

    Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve tonë MSH duhet të respektoj ligjin dhe afatet e përdorimt të vaksinave të blera dhe të pranuara donacion.

    Norvegjia dhe Danimarka janë dy vende që muaj më parë kanë larguar nga përdorimi vaksinat AstraZeneca.

    Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza.

    Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë pasur me datë 30 Qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021.

    Sipas OBSH aprovimi i vaksinave  kundër COVID-19 me procedurë emergjente, përfshirë edhe vaksinën AstraZeneca, nga rregullatorët e barnave u dha me 6 muaj aftat të skadimit në dispozicion.

    Pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka  pranuar  donacionin e vaksinave AstraZeneca që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi për qytetarët e saj, i ftoj qytetarët e Kosovës që para se të marrin vaksinat të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave duke llogaritur se afati i përdorimit për vaksinat anti-COVID-19 është 6 muaj.

    Qytetarët duhet vet të kujdesen për mbrojtje të shëndetit dhe jetës së tyre nga COVID-19, pasi MSH ka dështuar.

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq për shpronësimet në Leposaviq: Synimi i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza

    Escobar viziton Gjakovën, Gjini: Falë SHBA-së, rdhe Kosova po merr formën e  një shteti demokratik

    Dështon transferimi i Ziyech te PSG, Ligue 1 refuzon kërkesën

    Të Fundit

    Petkoviq për shpronësimet në Leposaviq: Synimi i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza

    Escobar viziton Gjakovën, Gjini: Falë SHBA-së, rdhe Kosova po merr formën e  një shteti demokratik

    Dështon transferimi i Ziyech te PSG, Ligue 1 refuzon kërkesën

    Lekaj: Kurti asnjëherë nuk iu ka përmbajtur premtimeve, sot shërbyesit civil janë të zhgënjyer me të

    Shpenzimet e janarit në La Liga me përjashtim të sezonit pandemik, janë në nivelin më të ulët në vitet e fundit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.