Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bekim Haxhiu sqarohet për vaksinat e sjella nga Norvegjia, kërkon nga MSH’ja ta publikojë datën e prodhimit

    05/07/2021 21:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, është sqaruar lidhur me deklaratën se disa prej vaksinave të sjella nga Norvegjia janë me afat të skaduar, deklaratë kjo e demantuar nga autoritetet norvegjeze, teksa ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të publikohet data e skadimit të vaksinave AstraZeneca për imunizimin e koronavirusit.

    Haxhiu, në emisionin ‘dPt te Fidani’ ka thënë se shqetësimi i tij ka qenë se pse ky donacion nuk është pranuar në prill, por në qershor të këtij viti.

    “Pyetja ime ka qenë për MSH’në në zbatim të ligjit, për pranimin e donacioneve dhe atë që unë kam kërkuar sqarim nga MSH’ja, donacioni i cili është pranuar, të na sqarojë se pse Instituri Kombëtar i Shëndetësisë së Norvegjisë më 11 mars, kur ka tërhequr Astra Zenecën nga përdorimi ka deklaruar që ka 180 mijë ose më shumë vaksina në depo dhe nuk është ajo deklaratë e imja, por është deklaratë e Institutit të Shëndetësisë Publike, të cilët deklarojnë se nga këto vaksina, 58.200 u skadon më 30 qershor dhe të tjerave më 30 korrik”, deklaroi ai.

    “Ky institut, më datën 22 prill, deklaron që në stok ka gjithsej 216 mijë vaksina Astra Zeneca prej të cilave, 24 mijë janë vaksina të cilat i takojnë Johnson&Johnson dhe se edhe ato, Instituti i Shëndetit Publik thotë se afati i skadimit të këtyre vaksinave është fundi i qershorit për një pjesë dhe pjesën tjetër fundi i korrikut”, ka thënë Haxhiu

    “Pyetja ime është pse është vonu MSH-ja me e marrë këtë donacion, kur Ministri Vita e ka taku më 18 prill ambasadorin norvegjez. Është dashur më shpejtë të sjellën vaksinat sesa afati i shkurtër që kanë aktualisht vaksinat e marra donacion. Ministria e Shëndetësisë duhet ta publikojë dokumentacionin dhe datën e prodhimittë tyre”, ka shtuar më tutje deputeti i PDK’së.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.