Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Bekë Berisha është komentuar rreth një fotografie ku shihet me një person tjetër, mirëpo ajo që bie në sy është xhepi i tij i fryrë, e ku ka pasur spekulime se mund të jetë edhe armë.
Mirëpo, Berisha i ka mohuar këto zëra, ku edhe ka ftuar organet e rendit që të hetojnë këtë rast, pasi që sipas tij kjo ngjarje mund të jetë tendencioze për shkak të zgjedhjeve lokale.
Ai madje ka vendosur që t’i zbraz xhepat, e ku e ka befasuar moderatorin e T7, Arsim Lanin, duke i dhuruar një mollë.
Pas këtij momenti kanë filluar të qeshurat në studio, ndiqeni momentin: