Haradinaj u pyet edhe për deklaratën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha i cili tha se di ta votojnë cilindo kandidat në votim të hapur.
“Mirë ka thënë”, tha shkurt Haradinaj.
Ai tutje akuzoi Kurtin për bllokadën e krijuar në Kuvend.
“Janë çështje të sigurisë, nuk kemi me çka me shtu. Ne jemi të varur nga ai që i ka fitu zgjedhjet, ai e ka nda mendjen me ba keq e ma keq. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”, tha Haradinaj ndër të tjera.