Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bekë Berisha: Ndoshta NISMA na theu në besë, nesër besoj krejt dihet, qeveria bëhet e opozitës

    14/04/2025 11:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kuvendin e Kosovës si deputet sot është regjistruar edhe Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

    Bekë Berisha me këtë rast është pyetur nëse do të arrihet që nesër të bëhet Qeveri e Kosovës.

    Ai tha se nuk beson se nesër do të bëhet formimi i qeverisë, derisa tha se janë pro asaj që të bëhet Qeveria e opozitës.

    “Pse insistoni me i dit senet përpara ju. Qeveria s’ma merr mendja…qeveria bëhet e opozitës, ne e kemi qëndrime të qarta për një qeveri të opozitës”, tha ai.

    Berisha është pyetur edhe nëse kanë diskutuar me Nismën në lidhje me votimin apo jo të qeverisë.

    “Jo vallah nuk kam bisedu me ta se është duke i udhëheq bisedimet dikush tjetër, unë i kam qëndrimet e mija. Nesër besoj krejt dihet…unë koalicionin me Nismën kam besu se do të jetë i frytshëm e kam besu në fjalët që do të bëjmë një qeverisje të opozitës për të kthyer për së mbari Kosovën, kam besu fuqishëm. Ndoshta është thyer besa, por të shohim”, deklaroi Bekë Berisha.

    Berisha do të jetë edhe në këtë legjislaturë deputet nga radhët e AAK-së, saktësisht në legjislaturën e 9-të me radhë.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.