Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku përmes të cilit ka kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan GazetaDemos.
Deputeti Berisha me disa qirinjë të ndezur ka formuar fjalën “kundër” ndërsa së bashku me dy persona të tjerë kanë pozuar para Qeverisë së Kosovës.
“Kjo kampanje ka 4 ditë që është duke u zhvilluar online dhe ka marr nje hov kogja te madh, andaj sot dola ne mbeshtetje te iniciatives se aksionit-protestë simbolike para Qeverisë së Kosovës, ku ndezem qirinjë në simbolike të territ që po e sjell Qeveria Kurti për qytetarët e Kosovës dhe reduktimet që kanë filluar duke shfaqur shqetësim tek qytetarët”, ka shkruar mes tjerash ai.