Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Behrami: Skandaloze – Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX-it dhe Speciales pa debat publik

    09/06/2025 12:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ia ka vazhduar mandatin EULEX-it. Kjo sipas Behramit është bërë në mënyrë tinëzare dhe pa debat publik.

    Ai e ka quajtur këtë “skandaloze”.

    “SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë. Ajo po e fsheh përmbajtjen. Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz.”

    Behrami ka thënë se Osmani është dashur t’ia vazhdojë mandatin EULEX’it me kushin që të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale  për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK’së.

    “Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale  për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë!”

    Artikuj të ngjashëm

    Kur do të përfundojë konstituimi i Kuvendit? Haxhiu: Varet nga opozita

    Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

    Gjendja në impiantin e Shkabajt është përmirësuar, nis furnizimi me ujë

    Të Fundit

    Kur do të përfundojë konstituimi i Kuvendit? Haxhiu: Varet nga opozita

    Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

    Gjendja në impiantin e Shkabajt është përmirësuar, nis furnizimi me ujë

    Ministri i Jashtëm iranian: SHBA është partner në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe duhet t’i dënojë këto sulme

    Shtatë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Indi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.