Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka dhënë një propozim për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se është mirë që deputetit Kurti shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici dhe në Prokurori.
Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka shkruar për aferat korruptive të ministrave të Kurtit.
“Ndoshta është mirë që për deputetin Kurti këtë shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici dhe në Prokurori. Sa hajnia, sa krimi i organizuar, sa aktakuza, sa tenderë njëburimor, sa punësime të paligjshme?!”, ka shkruar Behrami.