Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka njoftuar se ia ka dërguar një letër zyrës së kongresistit Republikan, Keith Self, i cili është Kryetar i Nënkomitetit për Çështje të Jashtme të Dhomës për Evropë.
Sot, ai ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit amerikan, Keith Self, se kërkesa e tij për të hetuar Jack Smith është dërguar në Departamentin Ligjor të Kongresit, ku pritet të shqyrtohet.
“Mbrëmë kam marrë konfirmimin nga zyra e kongresmenit amerikan, Keith Self, se kërkesa ime për të hetuar Jack Smith është derguar në Departamentin Ligjor të Kongresit, ku pritet të shqyrtohet”, ka shkruar ai.
Behrami tha se kjo është vetëm iniciativa e parë e tij dhe nuk do të ndalet as brenda Kuvendit për të adresuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale.
“Kjo është vetëm iniciativa e parë. Nuk do të ndalem as brenda Kuvendit për të adresuar të gjitha padrejtësitë e katër vjetëve të fundit të Gjykatës Speciale”, përfundon reagimi i Behramit.