Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Behrami: Në kongres s’janë shumë të informuar për Specialen, diplomacia kosovare s’e ka adresuar si duhet

    16/05/2025 20:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në FRONTAL ka folur për vizitën që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka thënë se qëllim i tij për këtë vizitë ka qenë adresimi i shqetësimeve në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.‘‘Qëllimi im kryesor pa dyshim i kësaj vizite ka qenë adresimi i shqetësimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut për një proces që ka dalë jashtë shinave normal të një procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së në Hagë’’, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka kritikuar edhe qeverinë Kurti, duke thënë se për shkak të ministrisë së Jashtme, roli i shqiptaro-amerikanëve është zbehur në SHBA, pasi që MPJD, siç ka thënë Behrami s’i ka parë shqiptarët atje si aleatë të denjë.

    ‘‘Janë pikërisht shqiptaro-amerikanët që kanë hapur rrugë edhe në kongrese edhe në senat edhe në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë ka ndodhur në këto vitet e fundit është që roli i tyre është zbehur për shkak që shteti i Kosovës, sidomos ministria e Jashtme nuk i ka pa më ata si aleatë të denjë shqiptaro-amerikanët për të lobuar në administratë. Të gjithë shqiptaro-amerikanët janë në gjendje të mobilizohen edhe një herë për ti adresuar të gjitha padrejtësitë që po ndodhin në Hagë’’, ka deklaruar ai.

    Tutje, ai ka theksuar se një pjesë e madhe në Kongresin amerikan nuk janë të informuar shumë në detaje për temën e Speciales, dhe se, siç ka thënë Behrami, ‘‘kjo tregon mungesën e diplomacisë kosovare për këtë temë’’.

    ‘‘Çfarë vlen të theksohet është se një pjesë e madhe në kongres nuk janë shumë të informuar në detaje për këtë temë, dhe kjo tregon mungesën e diplomacisë kosovare për këtë temë. Shihet që nuk është adresuar si duhet kjo tema e Hagës, por në të njëjtën kohë ka shumë gatishmëri të madhe që me i adresuar të gjitha shqetësimet që janë reale që vijnë edhe nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së por edhe nga qytetarët’’, ka thënë ai mes tjerash.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Kurti ia kishte hequr kushtet Serbisë, sot ia vendosi Amerikës

    Moskonstituimi i Kuvendit, Behrami: Fajtori kryesor, deputeti Albin Kurti

    Behrami: Grenell është i shqetësuar për ngjarjet në Hagë

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.