Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dëshiron ta nënshtrojë opozitën e deridjeshme.
Behrami tha se Kurti e ka krijuar perceptimin se “unë kam dalë i pari në zgjedhje, krejt ju të tjerët duhet të shtriheni dhe të më votoni mua”.
“Ky mundohet që edhe sistemin tonë pluralist, demokratik, ta ndryshojë. Ne s’kemi sistem amerikan ku fituesi e merr krejt pushtetin. Kurti fatkeqësisht, sepse shoqëria kosovare është pak në hall me të, edhe ata që ia kanë dhënë votën janë në hall me të”.
“Ata që e kanë krijuar Kushtetutën e Kosovës, ata e kanë bërë për elita racionale që udhëhiqen prej vlerave demokratike, s’e kanë bërë Kushtetutën që t’i parandalojë tundimet autokrate dhe kamikaze”, tha Behrami në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
I pyetur se kur pritet që të zhbllokohet situata në kuvend, Behrami tha se është mirë që Lëvizja Vetëvendosje t’i përgjigjet medieve dhe jo t’i sheh si armiq.